Mirlind Daku lë Rusinë pas kërcënimeve, 3 gjigantë duan firmën e bomberit shqiptar

Mirlind Daku do të largohet nga Rusia në këtë afat kalimtar transferimesh. Sulmuesi i Rubin Kazan shkëlqeu këtë sezon duke shënuar 12 gola e duke u bërë pjesë e formacionit më të mirë të vitit. E ardhmja e tij do të jetë larg Rusisë teksa kërcënimet e fundit me jetë nga ‘Brigada e Kuqe’ e faktorizojnë më shumë këtë.

Janë 3 klube që janë vënë në gjurmët e bomberit të Kombëtares shqiptare. Galatasaray, Fenerbahce dhe Besiktas duan shërbimet e 26-vjeçarit gjilanas, por duhet të paguajnë klubin e Rubin Kazan duke qenë se ka edhe 2 vite kontratë.

Te Besiktas do të formonte një trio shqiptare sulmi së bashku me Ernest Muçin dhe Milot Rashicën e do ta kishte më të lehtë të gjente minutat pasi talenti Kilicsoy pritet të shitet në Premier League. Ndërsa, te Galatasaray dhe Fenerbahce rivalë do të ketë dy golashënuesit kryesor, Mauro Icardi dhe Edin Dzeko.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu