Misterioz dhe i kamufluar, AUDI po teston modelin e ri ‘RS5″ në rrugët e Shkupit

Besoni ose jo, në rrugët e Shkupit është parë një prototip që po teston marka e veturave Audi, përcjell TV21. Sipas pamjeve që ka publikuar CarClub.mk, vetura është tejet e maskuar, por në bazë të linjave, mund të supozohet se është ndonjë version i modelit të ri A5. Duke u bazuar në modelet e mëparshme sport të Audisë, respektivisht nga marmita, mund të supozohet se bëhet fjalë për modelin RS5.

Modeli i ri S5 tashmë është në treg, me një motor 3 litra turbo benzinë, me tërheqje me katër rrota, që prodhon 400 kuaj fuqi. Por në bazë të pamjeve në rrugët e Shkupit, shihet se vetura e kamufluar është më e gjrë, me rrota më të mëdha, dhe me marmitën ikonike të versioneve RS. Me gjumë gjasë bëhet fjalë për modelin RS5 Avant.

Kujtojmë që Audi së fundmi prezantoi modelin e ri A5, që tashmë do të zëvendësojë modelin A6, konkretisht seritë që fillojnë me numra qift, tani do të jenë vetëm vetura elektrike, ndërsa modelet me numra tek, do të prodhohen edhe me motorë me djegie të brendshem./tv21.tv


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu