Ky lëng i shijshëm përmban shumë përbërës që nxit punën e gjëndrave tiroide, e njëherësh është një bombë me vitamina, minerale dhe antioksidues,transmeton gazeta Kosova Sot.
. Receta përbëhet prej:
7 gota ujë të filtruar;
1 gotë lëng nga boronica e kuqe;
¼ e lugës xhenxhefil të thatë;
½ e lugës kanellë;
¼ e lugës arrëmyshku;
¾ e gotës lëng portokalli;
¼ e gotës lëng limoni.
Përgatitja:
Vloni ujin në zjarr dhe para se të vlojë shumë shtoni lëngun e boronicave të kuqe, më pas erëzat dhe e lini të vlojë në temperaturë të ulët për 20 minuta. Kur të jetë ftohur në temperaturë të dhomës, ia shtoni lëngun e portokallit dhe lëngun e limonit. Sasia është e parashikuar për një ditë.