Mjalti dhe hudhra, kombinimi që bën mrekulli, njihuni me recetën që shëron 4 telashe me shëndetin

Të kthesh sytë nga recetat shumëveçare, në këto kohë ku prodhimet me kimikate po bëjnë kërdinë është gjëja më e mirë që mund të bësh. Sepse nëse kimikatet bëjnë përmirësime të momentit dhe krijojnë varësi të vazhdueshme, recetat popullore janë efektive dhe aspak dipendente.

Njihuni sot me recetën efektive: mjalti me hudhra. Kjo është një recetë që mund të përdoret për shumë sëmundje, veçanërisht për problemet respiratore pra të rrugëve të frymëmarrjes. Efektet pozitive të mjaltit janë të pamohueshme në çdo fushë të mjekësisë, ndërsa sa i takon hudhrës ajo është e njohur për efektin antibakterial.

Kombinimi i të dyjave është i mirë në shumë probleme të frymëmarrjes si ftohjet, kollitjet, simptomat e gripit dhe infeksionet e veshit. Përveçse jep efektin e tij në forcimin e imunitetit dhe rolet tjera, mjalti po ashtu ndihmon të transferojmë shijen e hudhrës, duke reduktuar djegësinë e saj.

Përbërësit:
Gjysmë kavanozi të vogël mjaltë i kualitetit të mirë
Një kokërr hudhër

Metoda e përgatitjes:
Pasi ta pastroni, thjesht e copëtoni hudhrën në pjesë të vogla dhe i shtrydhni copëzat. Më pas copëzat e shtrydhura të hudhrës i përzieni me mjaltë dhe i vendosni të qëndrojnë në një vend të ftohtë.

Konsumimi:
 Një deri në dy lugë kafeje të këtij kombinimi në ditë, duke i gëlltitur.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu