BESA fillon karvanin fitues, Bilall Kasami po mobilizon anëtarësinë
Lëvizja BESA po zhvillon takime intensive që pas përfundimit të zgedhjeve parlamentare në Manastir, Dollnen, Shkup, Tetovë, Gostivar e gjithandej. Përfaqësuesi i kësaj partie, Arben Labënishti ditë më parë ka takuar banorët e këtyre vendbanimeve, duke premtuar se shpresa e vetme për shqiptarët dhe kthimin e dinjitetit të tyre e zhvillimit të zonave ku jetojnë është subjekti i tyre politik.
“Nga vizita në Manastir dhe Dollnen. Kudo që shkojm, “Lëvizja Besa” konsiderohet si morali dhe shpresa e shqiptarëve!”, ka shkruar Labënishti.
Ndërsa, dje kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, ka qëndruar në Pirok të Tetovës ku i ka informuar nga afër banorët e Pirokut për gjendjen aktuale politike, ndërsa këto takime të përfaqësusesve të BESËS janë të vazhdueshme me strukturat e saj.
Afrim Gashi e Zeqirija Ibrahimi po ashtu në mënyrë intensive takojnë banorët e Shkupit dhe Kumanovës.
Ndërsa, Adnan Azizi anëtari i kryesisë së BESËS, aktualisht gjendet në Gjermani për të takaur BESAtarët e kurbetit, siç mësohet do të takojë edhe në shtete tjera eurpiane aktivistë të kësaj Lëvizje.
Nga BESA lidhur me këto takime kanë thënë se përfaqësuesit e Lëvizjes BESA në vazhdimësi realizojnë takime me banorët shqiptarë në të gjitha zonat në Maqedoni, kështu sipas tyre BESA gjithherë i ndërton qëndrimet e saj në rrugëtimin e përbashkët me popullin, për një të ardhme më të mirë të fëmijëve tanë, pra idetë e BESËS bëhen në harmonizim me kërkesat dhe hallet e shqiptarëve të Maqedonisë.