Sot në ora 10 e 30 minuta ndodhi një ngjarje e rëndë në Bogovinë, pasi u vra me gjashtë plumba kryetari i kësaj komune, Hazbi Idrizi.
Ai tashmë pasi ekspertizës mjeko logjiore në morgun e Spitalit të Tetovës, i është dorëzuar familjes për varrim, njofton TetovaSot.
Varrimi i tij do të bëhet nesër pas në ora 17.
Portali TetovaSot edhe njëherë shpreh ngushëllime për familjen e të ndjerit, dhe trupi i tij u prehtë në paqe.