“Mori plagë, u dërgua në spital”, detaje nga rrahja e nxënësit në Tetovë

Sektori i Punëve të Brendshme ka dalë me njoftim zyrtar për rrahjen e nxënësit nga disa nxënës në Tetovë, para shkollës së mesme publike, transmeton TV21.

Bëhet e ditur se nxënësi, si pasojë e plagëve të marra nga rrahja, është dërgua rnë spital, ndërkaq për rastin janë privuar nga liria dy 18-vjeçarë.

“Sot (20 nëntor) në ora 15:45 në SPB Tetovë është raportuar se është prishur rendi dhe qetësia publike në një objekt hotelierik, përballë një shkolle të mesme në Tetovë. Pas raportimit menjëherë është vepruar dhe është konstatuar se disa nxënës të shkollës së mesme kanë sulmuar fizikisht një të mitur nga fshati Sellcë, nxënës i të njëjtës shkollë të mesme, i cili për shkak të plagëve të marra është dërguar në qendrën emergjente të Tetovës për ndihmë mjekësore, ndërsa pjesëtarë të policisë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria dy nga pjesëmarrësit në sulm, E.B (18) dhe L.C (18), të dy nga fshati Reçicë e Vogël, nxënës të së njëjtës shkollë. Për ngjarjen është njoftuar edhe prokurori publik dhe punohet në zbardhjen e plotë të rastit”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu