Mos e humbisni intervistën e Canës me ndjekësit në Instagram: Flet për futbollistët, femrat dhe të ardhmen si trajner

Ish­-kapiteni i kombëtares shqiptare të futbollit, Lorik Cana, u ka dhuruar tifozëve të tij një kënaqësi të veçantë duke komunikuar drejtpërdrejt me ta nëpërmjet një bashkëbisedimi në “Instagram”.

Cana u është përgjigjur pyetjeve të shumta që i bënin tifozët, duke i argëtuar shpeshherë edhe me batutat e bashkëshortes së tij italiane, Monika, apo edhe duke bashkëbiseduar me futbollistë shqiptarë si Granit Xhaka apo Shkëlzen Gashi që ndërhynë në këtë bisedë me ish-kapitenin. Nje prej komentuesve e pyet se kë pëlqen më shumë Luanën apo Marinën? Por ai heziton të përgjigjet në prezencë të gruas dhe i kërkon asaj të zgjedhë…

Disa nga pyetje-­përgjigjet e Canës

A do të kthehesh te Marseja?

“Nuk ka mundësi për të luajtur me Marsejën… ”

A ke pirë ndonjëherë marijuana?

“Jo nuk kam pire ndonjëherë marijuana”

Unikatil apo Noizy?

“Më pëlqejnë të dy. Unikatilin e kam takuar personalisht”.

Partizani apo Skënderbeu?

“Nuk kam preferenca klubesh në Shqipëri”

Çfarë mendimi ke për Xherdan Shaqirin?

“Është një superlojtar”

Kush gatuan në shtëpi?

(Ndërhyn bashkëshortja) “Unë”

Si ndjehesh?

“Tani që jam pas futbollit dhe vazhdojnë më përshëndesin jam mirë”

Me cilën skuadër ke qenë tifoz në Itali?

“Kur isha i vogël me Milanin, pastaj me Lacion”

Graniti apo Taulanti?

“I dua të dy, po meqë Taulanti luan për Shqipërinë po them Taulanti.

*Granit Xhaka i dërgon mesazh Canës.

Ju dua të dyve, e thashë pse zgjodha Taulantin. Ej, mos merr më të kuqe torollak. (qesh) Tallem, vazhdo e luaj fort”.

A janë të vërteta zërat për Shkëndijën e Teteovës?

“Jo nuk janë të vërteta”

A do kthehesh më të luash futboll?

“Nuk besoj, do shohim, se si ndjehem, a kam më dhimbje apo jo”

*Edhe Shkëlzen Gashi i dërgon mesazh Canës

“Shkëlzen Gashi të përqafoj. Do vij të të shoh shumë shpejt si i mëson të luajnë futboll amerikanëve. Ej, boll harxhove paratë, ruaji edhe pak para për mbas futbollit se do t’i harxhosh shpejt (qesh)”.

A të mungon kombëtarja?

“Po më mungon shumë”

Çfarë mendon për Rashicën?

“Rashica është një lojtar me shumë perspektivë, ka një nisje të mirë të karrierës dhe besoj se do të bëhet një lojtar i një niveli shumë të mirë”.

Po për Hysajn?

“Elseidi është një lojtar i jashtëzakonshëm në pozicionin e tij. Mund të bëhet ndër më të mirët dhe i uroj të ketë shëndet se ecuria sportive do të jetë e tija”.

A mendon të bëhesh trajner i Kosovës?

“Nuk e di…”

Kur do të jetë ndeshja e lamtumirës nga Kombëtarja?

“Ndeshjen e lamtumirës është diçka që jemi duke e menduar po duhet gjetur momentin më i mirë, duhet përkushtim”.

Çfarë do të bësh së shpejti?

“Do vij në Tiranë të vazhdoj kurset për trajner”.

Si ishte të mbroje Totin?

“Duhej përqendrim”

Cila është ndeshja jote e preferuar që ke luajtur?

“Ishte në Ligën e Kampioneve, Liverpul­Olimpik Marsejë”

Në cilin vend e mbyll kampionatin Milani?

“I pesti”.

Pse nuk flet shqip gruaja jote?

“Kush të tha që nuk flet shqip”

Flet Monika në shqip: Po normal

Sa vjeçe je?

Monika përsëri në shqip: Jam 28.

Cana: Jo, po gënjen, është 29 (qeshin të dy)

Cili është futbollisti më i mirë në botë?

“Mesi për momentin”

Lorik je një futbollist i mirë…

“Kam qenë futbollist i mirë se tani e kam lënë”

Irina Shajk apo Adriana Lima?

“A iku gruaja? (sheh rreth e rrotull) Irina Shajk”

A e ndjek futbollin shqiptar?

“I ndjek të gjitha ndeshjet, qoftë me Tiranën, Partizanin,

Skënderbeun, Kukësin. Por nuk kam ndonjë që dallohet prej të tjerave”

A sheh gruaja jote telefilma turq?

Përgjigjet Monika: Po, Sulltan Sulejmanin.

A do të bëhesh trajner i kombëtares?

“Nuk e kam unë në dorë atë. Mbas disa viteve besoj, kur të bëj edhe pak përvojë”.

Premier Liga apo Seria A?

“Premier Liga”

A do shkojmë në Botëror?

“Nuk a di a do shkojmë në Rusi. Nuk e di, është e vështirë”.

Cili gol që ke shënuar të ka pëlqyer më shumë?

“Goli që kam shënuar këtu në Itali kundër Atalantës. Nuk kam bërë shumë gola, por një pjesë të mirë i kam bërë të bukur”.

Cili është sulmuesi më i vështirë me të cilin je përballur?

“Ka pasur disa po Aguero ka qenë shumë i vështirë për ta mbajtur”

Sa karton të kuq ke marrë?

“Jo edhe aq, vetëm 5­6 here. Po kam bërë rreth 600 ndeshje, i bie gati 1 në 100. Fatkeqësisht një ndodhi në Zvicrën në Europian. Po nuk kam marrë shumë, kam marrë shumë të verdhë”.

Çfarë mendon për Donis Avdijajn?

“Avdijajn kam dëgjuar që është me perspektivë por nuk e kam parë”

Me cilin klub je tifoz në Angli?

“Sandwrlend, është klubi ku kam luajtur dhe kam kujtim shumë të mirë”

Luana apo Marina?

I bën të njëjtën pyetje Monikës dhe ajo përgjigjet: Asnjë prej të dyjave!


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu