Motrat binjake të pandashme, festuan edhe ditëlindjen e 100-të së bashku (FOTO)

Dy binjake nga Stourbridge, ka pothuajse një shekull që nuk janë ndarë asnjëherë.

Por pas gjithë kësaj periudhe, motrat Irene Crump dhe Phyllis Jones, kanë festuar ditëlindjen e tyre të 100-të, me një ndejë të përbashkët, njofton Klan Kosova.

Binjaket Irene dhe Phyllis, kanë lindur me vetëm 25 minuta diferencë ndaj njëra-tjetrës, kur u lindën më 20 nëntor të vitit 1916.

Ato vijuan mësimet në të njejtën shkollë, kishin punën në të njejtën kompani, derisa dhe jetojnë së bashku edhe sot.

Që të dyja për një kohë kaq të gjatë jetese, kanë këshilluar të tjerët për qetësi dhe lumturi, angazhimi maksimal dhe ushqim të shëndetshëm si një sekret për të jetuar gjatë.

motrat-binjake motrat1 motrat2 motrat3


>

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu