Jose Mourinho dhe Pep Guardiola kanë nisur një duel në distancë, por këtë herë në merkato.
Dy strategët e njohur synojnë që të afrojnë dy futbollistët e krahut të Tottenhamit, Kyle Walker dhe Danny Rose.
“The Sun” shkruan se Manchester United është treguar e gatshme për të shpenzuar plot 60 milionë sterlina për të nënshkruar me dyshen që do të përforcojë shumë repartin e mbrojtjes.
Një problem i madh ngelet negociata me Tottenhamin pasi Pochetino vështirë se do të lejojë të largohen dy nga lojtarët e tij më të mirë. Në krahun tjetër Manchester City ende nuk ka një ofertë konkrete.