MPB gjen personin që valviti flamurin e ”Shqipërisë së Madhe” në Tetovë

Nga Ministria e Punëve të Brendshme bëjnë të ditur se kanë gjetur identitetin e personit që valviti flamurin e ”Shqipërisë së Madhe” në sheshin e Tetovës më 11 Gusht, kur vendin e vizitoi kryeministri Albin Kurti, përcjellë Klan M.

”Departamenti i Policisë Kriminale – Sektori për Krime të Përgjithshme dhe Krime të Dhunshme në bashkëpunim me SPB Tetovë zbardhi ngjarjen penalo-juridike të ndodhur më 11.08.2023 në sheshin në Tetovë, gjatë vizitës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, kur u valvit flamuri i të ashtuquajturës “Shqipëria e Madhe”, e cila ka kryer një krim sipas nenit 319 të Kodit Penal. Pas marrjes së masave taktike operative u konstatua identiteti i personit që ka kryer krimin A.M.(21), i cili është shtetas gjerman. Në koordinim me SPB-Tetovë, kundër personit nga neni 319 i Kodit Penal do të parashtrohet kallëzim penal në prokurorinë kompetente për veprime të mëtutjeshme” – thuhet në njoftimin e MPB-së.

Ndryshe edhe dy kryetarët e komunave të Cairit dhe Tetovës, Ganiu dhe Kasami iu parshtraua kallëzim penal sepse në tubim nuk kishte flamur të shtetit të RMV-së dhe nuk u intonua himni i shtetit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu