MPB ka konfiskuar 150 kg marihuanë, e destinuar për në Turqi

Policia mbrëmjen e djeshme ka arrestuar Amet.S tek i cili janë gjetur 150 kilogram mariuhanë, të cila ka dashur t’i transportoj në Turqi.

MPB ka njoftuar se Sektori për tregti të palejuar me drogë ka marrë informacione se Amet.S, i cili është I njohur për tregti me sasi të madhe të heroinës dhe mariuhanës, është furnizuar me 150 kilogramë mariuhanë dhe të njëjtën ja ka ofruar një qytetari të Maqedonisë për ta transportuar në Turqi.

Droga është dashur të paketohet në dy valixhe dhe të dorëzohet tek ‘transportuesi’ në orën 19.00 në hyrje të Velesit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu