Pak minuta më parë zëdhënësi i MPB-së Toni Angellov, në konferencës për mediat dha një raport të shkurtër për vijimin e procesit të votimit, shkruan Almakos.
“ Deri më tani kemi pasu 7 paraqitje për parregullsi, konkretisht për blerje të votës, të cilat jemi duke i shqyrtuar dhe gjatë ditës do të ju informojmë më detajisht. Një zënkë e ndodhur në një qendër votimi nuk është aspak e lidhur me procesin zgjedhorë, por ka ndodhur për shkaqe të tjera.
I inkurajoj qytetarët që të lajmërojnë parregullsi sapo të hasin në të tilla dhe apel e kam dhe për partitë politikë, që këto të fundit të lënë rrjedhjen normale të procesit”- tha zëdhënësi i MPB-së Toni Angellov./Almakos