MPJ Bullgare: Mickoski me deklaratat po e vë në pikëpyetje të ardhmen evropiane të RMV-së

Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë në një komunikatë i ka reaguar deklaratës së kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, për rishikimin e mundshëm të korrnizës negociuese për anëtarësim të vendit në BE.

Nga Bullgaria thonë se kjo deklaratë e tij, edhe njëherë haptazi po e vë në pikëpyetje të ardhmen evropian të Maqedonisë së Veriut.

“Autoritete në Shkup duhet ta kenë të qartë se tentimet për nxitje të ideja për rinegociim të obligimeve tani më të ndërmarra ndërkombëtare mund të sjellin vetëm deri në largimin shtesë të fillimit të bisedimeve me BE-së. Ky qëndrim i ynë nuk do të ndryshojë pa dalim nëse me vendin do të udhëheq një qeveri e përkohshme apo e rregullt”, thuhet mes tjerash në reagimin e MPJ-së bullgare, raporton SHENJA.

Ata kanë shtuar se ky pozicion i Bullgarisë është arritur me konsensus nacional dhe nuk do të ndryshojë. /SHENJA


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu