MPJ e Maqedonisë reagon ndaj deklaratave të Presidentit grek: Kemi të drejtë për vetëvendosje!

Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të Presidentit grek, Prokopis Pavlopoulos, i cili deklaroi më herët se nuk do të ketë NATO dhe BE për Maqedoninë, pa ndryshuar emrin.

Në reagimin e ministrisë thuhet se çdo vend dhe populli i tij, kanë të drejtën e pamohueshme për vetëvendosje dhe të vendosin në mënyrë sovrane për emërimin e tij dhe identitetin e tij.

Ministria konsideron se me këtë rast bëhet një provokim dhe mospranim të realitetit, ndërkaq thekson se Maqedonia angazhohet për respektimin e vlerave demokratike dhe lirive për të gjithë vendet e rajonit në kuadër të kufijve ekzistues.

MPJ e Maqedonisë thotë se do ta vlerësonte një vizitë të Pavlopoulos-it në Maqedoni për t’u njohur me ekzistencën e popullit maqedonas, gjuhën, kulturën dhe identitetin e tij. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu