Mrekullia e uthullës së mollës për një trup të shëndetshëm

Nëse po përpiqeni të humbisni disa kile, është koha të nisni të përdorni uthullën e mollës.

Studimet kanë treguar se ky lëng të jep ndjesinë e ngopjes, dhe ul gjithashtu indeksin e glicemikës nga ushqime me shumë karbohidrate, si makarona, që do të thotë se mund t’ju ndihmojë të ndiheni të ngopur duke pakësuar lëshimin e glukozës tek enët e gjakut.

Përmirëson tretjen: Pektina tek uthulla e mollës ndihmon për tretjen e ushqimit. Hidhni pak uthull molle tek sallata kur keni probleme me tretjen.

Rrit energjinë: Uthulla e mollës rrit gjithashtu nivelet e energjisë. Nëse doni të shmangni kafeinën gjatë punës, shtoni vetëm pak uthull molle në një gotë me ujë për të fituar energji dhe për të qenë më në formë gjatë punës.

Rrit imunitetin – Duke shtuar kaq shumë vitamina dhe minerale të shëndetshme tek sistemi imunitar, ju e bëni më të fortë atë që të përballojë sëmundje të ndryshme. Nëse nuk ndiheni mirë, konsumoni një lëng të ngrohtë me uthull molle, kanellë, limon dhe mjaltë


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu