Anëtari i kryesisë së LSDM-së Muhamed Zeqiri sot në një fotografi të përbashkët me gjithë kryesinë dhe liderin Zoaran Zaev kanë dhënë një mesazh për një fitore në zgjedhjet e ardhëshme të 11 dhjetorit. Kjo fotografi siç duket është edhe fillimi i tyre për t’ju përveshur punës për zgjedhjet e parakohëshme që do të mbahen në dhjetor.
LSDM-ja në këto zgjedhje siç duket do të del edhe me kandidat shqiptar edhe ate anëtarin e kryesisë Edmond Ademin dhe Muhamed Zeqirin.
Nuk dihet nëse do të ketë edhe shqiptarë tjerë në këtë parti ku Zaev mundohet që të paraqitet si një lider multietnik dhe LSDM-në ta shndrrojë në një parti multietnike.