Deputeti dhe nënkryetari i LSDM-së, Muhamet Zeqiri dhe kryetari i komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski sonte kanë qenë në konak te Vesel Ibrahimi në Lagjen e Trimave në Kumanovë. Fotografinë nga konaku e kanë postuar në facebook, pa sqaruar shkakun për të qëndruar në Lagjen e Trimave, transmeton Gazeta Lajm.
Ndryshe organizata komunale e LSDM Kumanovë dhe dega lokale e BDIsë, do të bëjnë koalicioni në këshillin komunal. Kryetari i organizatës komunale Martin Kostovski dhe këshilltari i BDI-së, Fatmir Idrizi sot nënshkruan Memorandum për bashkëpunim që do të zgjasë katër vitet e ardhshme.