A mund të parandjejnë kafshët rënien e një tërmeti?

Kur godet një tërmet, vibracionet e ndryshme udhëtojnë nëpër tokë me shpejtësi të ndryshme. Vibracionet fillestare (valët P) udhëtojnë rreth dy herë më shpejt sesa Vibracione dytësore (valët S), që përbëjnë shumicën e tronditjes që përjetohet. Valët P janë në përgjithësi shumë të lehta për t’u ndjerë nga njerëzit, edhe pse sizmografët arrijnë t’i kapin ato. Por disa kafshë mund të jenë të ndjejnë valët P, para se të mbërrijnë valët S.

Kjo do t’u japë atyre një njoftim paraprak prej më pak se dy minutash, para se çdo lloj tërmeti në afërsi të mjaftueshme të mund t’i prekë gjatë goditjes. Tregimet mbi gjarpërinjtë që largohen nga guvat e tyre, qentë që lehin me shumë se zakonisht, apo shpendët që fluturojnë në një mënyrë të pazakonta disa ditë apo javë para se të ndodhë një tërmet, janë shumë të diskutueshme.

Por mund të ketë ndryshime të lehta delikate të një tërmeti, të cilat kafshët janë në gjendje t’i zbulojnë. Një studim i vitit 2011 nga Open Universitety, gjeti se të çarat që shkaktohen përgjatë vijave të tërmetit mbushen me ngarkesa pozitive, të cilat përmes shkëmbinjve diktojnë ndryshime kimike të ujërave nëntokësore.

Kjo mund të ketë qenë arsyeja pse bretkosat e braktisën papritmas pellgun e tyre të mbarështimit disa ditë para tërmetit që goditi L’Akuilan në Itali në vitin 2009. Pellgu i tyre ishte 74 km larg nga epiqendra e tërmetit. Ngarkesa pozitive mund të ndikojë edhe tek fushat elektromagnetike të cilët i përdorin për t’u orientuar gjatë fluturimit lakuriqët e natës dhe zogjtë, por ne s’kemi ende ndonjë dëshmi të drejtpërdrejtë për këtë./bota.al


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu