Mungoi në inagurim, shqiptarët valëvisin flamurin në minaren e xhamisë

Banorët e Manastirit janë ngritur sot në mëngjes dhe kanë parë flamurin shqiptar të valëvitet në minaren e xhamisë “Hajdar Kadi”, e cila u inagurua dje në praninë e autoriteteve të larta të qeverisë turke, pas restaurimit nga Drejtoria e Përgjithshme Turke e Vakëfeve, siç raporton Anadolu Agency (AA).

Shumë prej tyre janë çuditur nga ky veprim që nuk ishte vërejtur më parë, por mjaft të tjerë kanë kuptuar mesazhin e këtij veprimi, i cili duket se rrjedh nga dje.

Gjatë inagurimit të kësaj xhamie, ku të pranishëm ishin zv.kryeministri turk Vejsi Kajnak si edhe deputetë të tjerë turq, mungoi flamuri shqiptar ndërkohë që valëviteshin flamujt e Turqisë dhe Maqedonisë.

Shpërndarja e fotove ku flamuri shqiptar nuk ishte krah atij maqedonas dhe turk shkaktoi mjaft reagime në rrjetet sociale gjatë ditës së djeshme dhe ky ka qenë shkaku me sa duket që shqiptarët e Manastirit kanë vendosur vetë ta valëvisin atë një ditë më pas në minaren e xhamisë së këtij qyteti. /Albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu