Tërmeti i cili goditi Shkupin dhe rrethinën këto ditë, shkaktoi panik të madhe tek banorët. Përveç kësaj, ka shtëpi të cilët pësuan edhe dëme.
Televizioni Shenja vizitoi disa shtëpi në lagjen Gazibabë, shtëpi të cilat kanë pësur dëmë materiale. Banorët e këtyre shtëpive ishin të trishtuar, frikësuar,e stresuar. Ajo që më së shumti i frikësonte ishte se në këtë gjendje asgjë nuk është e sigurt dhe në çdo moment mundë të ketë edhe dridhje tjera.
Ibish Ibishi tregon momentet se si e kanë përjetuar tërmetin, sidomos pasditen e ditës së dielës, i cili llogaritet edhe më i fuqishmi. E gjithë familja e tij gjatë mbrëmjes flenë në oborrin e shtëpisë, ndërsa fëmijët e tyre i kanë dërguar tek të afërmit që banojnë nëpër qytete tjera.
“Në atë moment ne kemi qenë duke shikuar TV, djemt janë zgjuar menjëherë, i kanë marrë fëmijët në krah dhe u bë panik e madhe. Fëmijët qanin, unë jam i sëmurë, ata më thonin dil jashtë. U bë katastrofë…ende kemi stres dhe nuk po rehatohemi me flejtë brenda”, tha Ibish ibishi, qytetar.
Ibishi gjithashtu tregoi se nipi i tij 19 vjeçar ende nuk është duke munduar të vijë në vete shkaku i stresit dhe frikës së madhe që përjetoi këto ditë.
Qytetarë tjerë, tregojnë se përveç se janë shumë të frikësuar nga tërmeti, shtëpitë e tyre janë të pabanueshme përshkak se muret janë shumë të dëmtuara,edhe në dridhjet më të vogla ata mund të bien.
“Tërmetin e parë të dielën në orën 7 e përjetuam në shtëpi, u zgjuam nga gjumi, pastaj shkuam në Shën Nikollë, por tërmeti i orës 3:10 u dëgjua edhe atje…ka çarje të mureve, është shkaktuar dëm i madh. Frika është prezent tek të gjithë, mbrëmë pothuajse të gjithë kanë fjetur në rrugë”, deklaroi një qytetar.
“Në banjo më ka rënë ngrohësi i ujit, ishte shumë e frikshme. Unë u bëra gati të bëjë një dush 5 minuta para se të ndodh tërmeti, por fatmirësisht nuk hyra…ishte e tmerrshme, binin gota, pjata. Frika është shumë e madhe”, tha një qytetar.
Në Qendrën për Menaxhim me Kriza janë lajmëruar rreth 500 persona për të paraqitur dëmet e objekteve të shkaktuara nga seria e tërmeteve në rajonin e Shkupit. Nga kjo qendër informojnë se në pjesën më të madhe, bëhet fjalë për fasada të shembura, çati të dëmtuara, xhama të thyera, automjete të dëmtuara.
Konform rekomandimeve nga Komiteti drejtues për përballje me kriza, ekipe nga Instituti për inxhinieri të tërmeteve dhe sizmologji inxhinierike dhe përfaqësues të komunave të Shkupit në terren, kryejnë ekspertizë në banesat e banuara dhe në objektet tjera për amvisëri ku janë paraqitur dëme.