Murtezani për InfoShqip: Nuk ka përçarje në Lëvizjen Besa, kandidatët që dëshirojnë mund të kandidojnë në kongres!

Orhan Murtezani nga Lëvizja Besa ka demantuar kategorikisht thashethëmet që po qarkullojnë në disa media, ku shkruhet kinse ka përçarje brenda siç e quajnë “krahut së Shkupit”.

Ai për InfoShqip sqaroi se Lëvizja Besa si parti demokratike, me rregullore dhe statut  ka të garntuar të drejtën e konkurimit për kryetar partie për të gjithë ata persona që plotësojnë kushtet.

Në pyetjen e InfoShqip, nëse janë të vërteta apo jo shpekulimet që Kahremani dhe Afrim Gashi do të kandidojnë për kryetar të partisë dhe kjo ka shkaktuar përçarje, Murtezani tha:
“Për gjëra të shpifura nuk kemi komente. Në bazë të statutit dhe rregullores, kandidatët që dëshirojnë mund të kandidojnë në kongres, ndërsa ajo që është e rëndësishme është se në Kongres do të zgjidhen dy organet kryesore të L. Besa: Kryetari dhe Kuvendi Qendror.”

Ai theksoi se ende  nuk ka asnjë informatë se kush do të kandidojë dhe një gjë e tillë do të kuptohet më 18 shkurt, për kur është caktuar edhe kongresi i jashtëzakonshëm.

Ky do të jetë kongresi i shumicës së Lëvizjes Besa, shumicë e cila më 6 janar e shkarkoi ish kryetarin dhe ushtrues detyre e emëroi deputetin Nexhbedim Kahremani” – tha Orhan Murtezani për InfoShqip.

Ai nuk deshti të komentojë nëse kanë pasur kontakte me “krahun e Tetovës”, përkatësisht me Bilall Kasamin dhe rrethin e tij./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu