Drejtori i Departamentit Amerikan për Efikasitet Qeverisës (DOGE), Elon Musk ka përkrahur kërkesën e disa senatorëve republikanë – që SHBA të tërhiqet nga NATO dhe Kombet e Bashkuara.
“Jam dakord. Është koha për ta lënë NATO-n dhe OKB-në”, theksoi Musk.
Më parë edhe presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se SHBA-ja nuk do të mbetet në NATO nëse anëtarët e tjerë nuk kontribuojnë më shumë për Aleancën.
“Nëse paguajnë faturat e tyre, ne me siguri do të ruajmë rolin e Amerikës në Aleancë”, deklaroi Tramp.
Pak ditë më parë, senatorët amerikanë nga Partia Republikane, mes të cilëve edhe Majk Li paraqitën një propozim-ligj për tërheqjen e plotë të SHBA-së nga OKB-ja.
Li ka kritikuar prej kohësh NATO-n, duke thënë se aleanca është “një marrëveshje e madhe për Evropën”, por “një marrëveshje mizore për Amerikën”. Sipas tij, burimet amerikane po përdoren për të mbrojtur Evropën dhe pak po bëhet për të mbrojtur SHBA-në.