Musk rrugës për t’u bërë trilioneri i parë në botë

Elon Musk është në rrugën e duhur për t’u bërë trilioneri i parë në botë deri në vitin 2027, sipas një raporti të ri të pasurisë globale.

53 vjeçari, është aktualisht personi më i pasur në botë, me një pasuri neto prej 251 miliardë dollarësh (mbi 226 miliardë euro), sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg.

Megjithatë, sipas gjetjeve të Informa Connect Academy, pasuria e tij është rritur me një normë mesatare prej 110% në vit.

Kjo do të thotë se – me kusht që pasuria e tij të vazhdojë të rritet me të njëjtin ritëm – ai mund të arrijë shifrën e trilionerit brenda tre viteve të ardhshme, sipas gjetjeve, shkruan Sky News.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu