Analisti politik Albert Musliu vlerëson se zyrtarizmi i gjuhës shqipe do të ndodhë, i pëlqeu apo nuk i pëlqeu dikujt, në këtë rast duke përmendur deklaratën e fundit të kreut të VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski.
“Ai e ndjenë se është kah fundi i karrierës dhe të gjithë këto fjalime i përdorën që të shkojë pak me famë. Këto janë çështje të cilat do të realizohen, do të përmbushen pavarësisht prej vullnetit dhe dëshirës tij. Nuk është diçka që duhet të shqetësohemi ne, ofendimet gjithsesi nuk duhet t’i falim e as t’i harrojmë, por nuk është diçka që duhet të na shqetësojë si skenë politike ose eventualisht të frikohemi prej ndonjë skenarit të errët. Këto janë fjalë të një politikani i cili mendoj se është i vetëdijshëm që karrierën e ka të mbyllur“, shtoi analisti Albert Musliu.