Musliu-Kurtit: Ti s’ki nder do të mbetesh në histori si rrenc

Në seancën e Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet për Buxhetin e vitit 2025, Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka thënë se në këto vite Kuvendi është kthyer në skenë gënjeshtrash e ku poshtërohen qytetarët,.

“Për 5 vjet e keni kthyer Kuvendin në një skenë gënjeshtrash, në arenë në të cilën poshtëroni qytetarët e Kosovës dhe këtë po e bëni për të qëndruar në pushtet. Ka kaq shumë premtime të rreme sa që edhe një seancë një javore nuk ia dalim të shpërfaqim të gjitha dështimet që i ka kjo qeveri. Të gjitha këto abuzime buxhetore do t’i mbajmë para jush deri më 9 shkurt. Do t’ju demaskojmë për çdo mashtrim, për çdo rrenë”, tha Musliu në Kuvend.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu