Musliu: Pas këtyre rezultateve zgjedhore BDI-ja nuk mund të formojë qeveri

BDI-ja nuk mund të formojë qeveri, për shkak se me numrin e deputetëve që ka fituar, nuk mund të përmbush principin e Badenterit, është shprehur analisti Albert Musliu, duke komentuar zhvillimin e fundit politike në vend, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Tre nga 23 derputetët shqiptarë nuk janë në partitë shqiptare. Ata janë në LSDM dhe për këtë arsye ata kanë zgjuar interes të veçantë në botë”, tha Musliu në një intervistë.

Sipas tij, për herë të parë në Ballkanin Perëndimor po ndodh që një bashkësi etnike të votojë për një parti që nuk përfaqëson bashkësinë e tyre./Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu