Mustafa braktis koalicionin me VMRO-DPMNE-në

Partia për Unitet dhe Barazi të romëve e drejtuar nga Nexhdet Mustafa ka bërë të ditur se ka ndërprerë bashkëpunimin dhe koalicionin me partinë maqedonase në pushtet VMRO-DPMNE-në, transmeton Zhurnal.

Ky vendim i ministrit pa resor Nexhdet Mustafa ka ardhur për shkak se partia e Nikolla Gruevskit ka vendosur që të vazhdojë bashkëpunimin me deputetin rom, Amdi Bajram dhe përsëri do ta kandidojë për deputet në zgjedhjet e ardhëshme parlamentare të 11 dhjetorit.

 Ndryshe, në Maqedoni jetojnë mbi 70 mijë qytetarë të komunitetit rom, pjesa më e madhe e tyre jetojnë në Komunën e Shutkës. Për shkak të këtyre fakteve është mirë që ndonjë parti politike shqiptare në Maqedoni të bëjë koalicion me kryetarin e partisë për Unitet dhe Barazi të romëve, Nexhdet Mustafa. Nëse ndonjë parti politike bënë koalicion, mund edhe shqiptarët të fitojnë një deputet.

>

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu