Mosrespektimi i vendimit të Gjykatës tashmë është mosrespektimi i institucioneve që janë ende institucione të strukturës aktuale në pushtet, nuk ka kuptim që VMRO të mos pranojnë çdo gjë që është e ligjshme dhe çfarë është sjellur nga një institucion që është pjesë nga struktura qeverisëse, ka thënë për A1on profesoresha Mirjana Najçevska.
Sipas saj, është e palogjikshme, nëse VMRO-DPMNE mbetet në opozitë, është e mundur të dalë nga Parlamenti, sepse si parti e cila ka marrë më së shumti vota do të merr një shans për të formuar qeverinë.
‘Nëse VMRO arrinë të formojë, ajo është përsëri vetëm një pjesë e kësaj procedure ligjore formale duke i dhënë një mundësi kandidatit tjetër. Ajo që kishte LSDM si një justifikim për dalje jashtë, VMRO nuk e kishte, sepse janë zbatuar zgjedhje që ata në thelb i kanë pranuar’, thotë ndër të tjera Najçevska.
Ajo thotë se janë të mundshme zgjedhje të reja që do të lidhen me zgjedhjet në prill të vitit të ardhshëm, përderisa ka trazira të mëdha, sepse siç thotë ajo, partia VMRO-DPMNE është parti rrugaçësh e cila ndjehet shumë rehat në rrugë.