Gazetari Naser Pajaziti ka reaguar me një postim në rrjetin social Facebook ndaj mënyrës selektive të drejtësisë në vend, duke kritikuar përndjekjen e ish-zyrtarëve të periudhës 2012, ndërsa injorohen shkeljet dhe përgjegjësitë e qarta të zyrtarëve aktualë, shkruan InfoShqip.com
“Të kapësh ish-ministra nga 2012 e të mbyllësh sytë ndaj atyre që vepruan symbyllur, fshehën dhe toleruan shkeljet gjatë 2024 e 2025 – kjo nuk është drejtësi, kjo është farsë!”, thekson Pajaziti.
Reagimi i tij vjen në një kohë kur familjarët e viktimave të tragjedisë së Koçanit protestuan duke kërkuar drejtësi të vërtetë, jo selektive. “Dikush po provokon në një kartë tjetër?!”, pyet gazetari, duke ngritur dyshime për një drejtësi të kontrolluar politikisht.
Ai shton se në vend që të përballemi me të vërtetën dhe përgjegjësitë e zyrtarëve me pushtet të tanishëm, po shohim një përpjekje për të devijuar vëmendjen. “Pse po kursehen figurat aktuale me përgjegjësi të qarta? Apo drejtësia ka frikë nga pushteti i sotëm?”
Në fund, Pajaziti shton: “Mjaftë me defokusime dhe farsë! Kjo për dikë do ketë çmim të madh!”
Ky reagim vjen si një thirrje për transparencë dhe përfundimin e praktikës së drejtësisë selektive në një sistem që duhet të garantojë barazi para ligjit për të gjithë./InfoShqip.com
Posimi i plotë i Naser Pajaziti në Facebook: