NATO përkujton Trampin: Sulmi ndaj një anëtare është sulm ndaj të gjithëve

Një zyrtar i lartë i NATO-s i kujtoi Shteteve të Bashkuara se ata kanë një detyrim për të respektuar parimet e mbrojtjes së ndërsjellë në rast të agresionit kundër njërit prej anëtarëve të Aleancës, transmeton InfoShqip.

Reagimi vjen pasi Presidenti i SHBA, Donald Trump tha në një intervistë televizive  se ai nuk sheh asnjë arsye pse fëmijët e tyre do të shkonin për të luftuar për vendet e tjera, duke e marrë si shembull Malin e Zi, i cili u bë anëtari i 29-të i aleancës së NATO-s vitin e kaluar./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu