NBA ka vendosur të tërheqë fanellat me numrin 6 për nder të legjendarit Bill Russell, i cili së fundmi u nda nga jeta. Russell, lojtari më i dekoruar i NBA-së në histori me 11 tituj kampion, vdiq në ditën e fundit të korrikut dhe drejtuesit e NBA kanë vendosur të tërheqin fanellat me numrin 6.
Deri më tani, vetëm klubet kanë tërhequr numrat që mbanin lojtarët e tyre legjendar, ndërsa Russell do të bëhet lojtari i parë, numrin që ai e bëri të famshëm nuk do ta mbajë asnjë basketbollist në ligën më të fortë në botë.
Kështu, NBA iu bashkua MLB-së së bejsbollit dhe NHL-së së hokejit, që kanë tërhequr numrat 42 dhe 99 për nder të legjendarëve Jackie Robinson dhe Ëayne Gretzky.
Megjithatë, udhëheqja e NBA-së vendosi të lejojë lojtarët që janë aktualisht të regjistruar në kampionat me numrin 6 të vazhdojnë t’i mbajnë ato numra derisa të vendosin t’i ndryshojnë apo kur t’u skadojnë kontratat.
Lojtari më i famshëm me numrin 6 është sigurisht LeBron James dhe 15 lojtarë të tjerë kanë të drejtë ta mbajnë këtë numër.
Ata janë: Alex Caruso (Chicago), Kristaps Porzingis (Washington), Lou Williams (Atlanta), Lance Stephenson (Indiana), Nickeil Alexander-Walker (Utah), Hamidou Diallo (Detroit), Bryn Forbes (Denver), Quentin Grimes (Neë York), Jalen McDaniels (Charlotte), Jordan McLaughlin (Minnesota), Kenyon Martin Jr. (Houston), Moses Brown (Cleveland), David Duke Jr. (Brooklyn), Melvin Frazier (Oklahoma City) dhe Keon Johnson (Portland).