I ndaluari për vjedhje, nxjerr ‘syrin’ dhe ia përplas mjekut (FOTO)

Edward Michael Dorsey nga Florida e Shteteve të Bashkuara, ishte ndaluar për një vjedhje të lehtë dhe po dërgohej nga qendra e ndalimit në burgun ku do të duhej ta vuante dënimin.

Por, burri 54-vjeçar pretendonte se ishte i sëmurë dhe se duhej të kontrollohet nga mjeku, transmeton Telegrafi.

Meqenëse të gjitha analizat i dolën mirë dhe mjeku thoshte se pacienti nuk e ka asnjë problem, ai e ka nxjerr syrin protetik dhe hedh në drejtim të mjekut.

“Unë bëjë çfarë të dua”, ka thënë Dorsey, pasi i kishin kërkuar që të mos e heq nga syri.

Sidoqoftë, për këtë veprim kundër mjekut dhe infermieres që e kishte pranë, do të dënohet nën akuzën për sulm të personit zyrtar. /Telegrafi/

i-ndaluari-per-vjedhje-e-nxori-syrin-dhe-ia-hodhi-mjekut-foto-2


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu