BE ndau 5 milion euro për mediat, sa për qind e tyre shkuan për mediat shqiptare!?

Bashkimi Evropian ka ndarë pesë milionë euro vitin e kaluar përmes granteve të ndryshme, ndërsa më së tepërmi përmes Instrumentit për ndihmë përqasëse (IPA) në mbështetje të lirisë së shprehjes, mediave, gazetarisë investigative dhe projekteve tjera të ngjashme në Republikën e Maqedonisë.

Kjo mund të shihet në raportin vjetor të BE-së për të drejta të njeriut dhe demokraci në botë për vitin 2015, i cili është shtesë e pjesës tematike nga raporti që është publikuar më 20 qershor të këtij viti të cilin e miratoi sot Këshilli i Unionit.

Megjithatë, edhe pse është promovuar mjaft kjo shumë dhe se 5 milion euro për mediat në Maqedoni janë shumë, gjithë këto fonde përfundojnë tek mediat maqedonase ndërsa mediat shqiptare gati sa nuk marrin asgjë nga grantet e ndryshme lidhur me projektet e BE-së, shkruan Zhurnal.

Mediat shqiptare gjithmonë janë ankuar se grantet që lëshon Bashkimi Evropian përfundojnë tek mediat maqedonase ndërsa ato shqiptare mbesin me gisht në gojë pasi nga statistikat shumë lehtë mund të konstatohet se mediat shqiptare nga këto grante përfitojnë 0% të fondeve të cilat përfundojnë gjitha tek mediat maqedonase.

Kjo ështe shqetësuese pasi në një shoqëri multietnike është skandaloze që grantet të ndahen vetëm për mediat e një etniteti duke anashkaluar të tjerët. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu