Ndau në mes një iPhone 11 Pro Max, habitet nga ajo që gjeti brenda

Telefonat e rinj iPhone 11 dhe iPhone 11 Pro, është thënë se kanë kohëzgjatje të madhe të baterisë, mirëpo Apple nuk e ka specifikuar zyrtarisht deri më tani, kapacitetin e baterive.

Por, tani është mësuar forma që ka bateria e iPhone 11 Pro Max, pasi një përdorues i rrjetit social Weibo që funksionon në Kinë, e ndau në mes dhe brenda gjeti një bateri gjigante – së paku për standardet e Apple.

Bateria ka 15.04Wh në 3.79V, që nëse kalkulohet del se është 3,968mAh, që është rritje shumë e madhe në krahasim me baterinë e iPhone XS Max, që ka kapacitet 3,174mAh.

Në krahasim me Galaxy S9+ që ka 3,50mAh, bateria e iPhone 11 Pro May është për dhjetë për qind më e fuqishme. Derisa, i afrohet baterisë prej 4,100mAh që ndodhet në Samsung Galaxy S10+.

Kjo tregon edhe arsyet, pse iPhone 11 është shumë më i rëndë se modelet e mëparshme, pasi duhet të mbajë edhe një bateri masive.

Megjithëse është ndarë në mes, nuk është arritur të shihet edhe kapaciteti i RAM që ka iPhone Pro Max.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu