“Nder dhe detyrë të presim emigrantët afganë”, Rama flet për The Guardian

Kryeministri Edi Rama ka dhënë ditën e sotme për The Guardian një intervistë lidhur me operacionin për marrjen e afganëve që janë të rrezikuar nga talebanët.

Rama ka thënë se Shqipëria do të presë emigrantë nga Afganistani, pasi e di se si është të jetosh nën një diktaturë.

“Unë jam i shkatërruar kur shoh njerëz të lënë pas dhe dua t’u jap atyre të paktën mundësinë për të marrë frymë përsëri. Ne e dimë se si është të jetosh nën një diktaturë dhe si është të jesh i huaj që kërkon strehim diku. Bëhet fjalë për ata që jemi; është nder dhe detyrë ta bësh këtë”, është shprehur Rama.

Po ashtu kreu i qeverisë ka sulmuar dhe vendet e mëdha që nuk kanë bërë asgjë për të shpëtuar një popull që është nën terror. “Nuk mund ta kuptoj, se si vendet më të pasura mund t’i kthejnë shpinën këtij problemi“, u shpreh Kryeministri.

Në reagimin e tij për mediat ndërkombëtare kryeministri ka thënë se Shqipëria nuk mund të zgjidh problemin por do të bëjë pjesën e saj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu