Me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve fillon ri-gjykimi për të dënuarit të rastit Monstra

Ndërkombëtarët kërkojnë që nesër të lirohen të dënuarit e rastit Monstra.

Përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare në Shkup janë duke bë presion që nesër të lirohen nga burgu shqiptarët e dënuar me burg të përjetshëm në rastin “Monstra”.

Ndërkombëtarët sugjerojnë që për shkak të dënimit të tyre pa dëshmi, në seancën e nesërme të Gjykatës Supreme lënda të kthehet në gjykatën themelore, kurse të dënuarit të lihen në liri deri në përsëritjen e procesit.

Burime diplomatike në Shkup thonë se problemi i vetëm është kundërshtimi që po bëjnë përfaqësuesit e BDI-së, të cilët kërkojnë që të dënuarit e Monstrës të mbeten edhe më tej në burg, sepse nëse ata lirohen do të vërtetohet se ky rast ka qenë i montuar nga qeveria VMRO-BDI.

Kërkesa e BDI-së po përkrahet edhe nga krahu i LSDM-së që është nën kontroll të Zaevit dhe Verushevskit, të cilët nuk dëshirojnë të demaskohet partneri i tyre BDI, mirëpo për shkak se presioni ndërkombëtar është aq i madh, ka gjasa që të dënuarit e Monstrës nesër të lihen të lirë./Rajoni.net/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu