Ndërmarja e transportit publik në Shkup do të blejë autobusë elektrik

Në vitin që vjen Ndërmarja e transportit publik në Shkup do të blejë 50 autobusë elektrik, me kapacitet prej 150 udhëtarësh, si edhe 30 autobusë më të vegjël.

Kjo ndërmarrje ka shpallur thirrjen publike për të interesuarit që të jenë bashkëpjesëmarrës në këtë blerje, ndërkaq dorëzimi i kërkesave bëhet deri më 18 dhjetor.

Sipas ndërmarrjes, qëllimi kryesor i blerjes së këtyre autobusëve është ruajtja e ambientit jetësor, si edhe një transport më të mirë dhe më efikas publik.

>

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu