Nga LAMM njoftojnë se prej orës 19:30 në aksin rrugor Kavadar – Negotinë dhe Ohër – Resnjë tek qafa malore Bukovë për shkak të rrokullisjes së automjeteve të rënda transportuese komunikacioni është ndërprerë tërësisht.
Për shkak të reshjeve të borës, janë vendosur ndalesa për qarkullimin e automjeteve të rënda transportuese edhe në akset rrugore Manastir – Resnjë përmes vendkalimit malor Gjavato dhe në aksin rrugor Resnjë – Ohër përmes vendkalimit malor Bukovë./Portalb