Ndërron “Iphone 8” për dy qenë Sharri

Një tregëti e çuditshme dhe jo e zakonshme është realizuar në Kumanovë të Maqedonisë.

Pasi që një djal i ri ka parë një shpallje në rrjetin social në facebook për shitjen  e dy qenëve të sharrit, ka kontaktuar pronarin dhe i ka ofruar Iphone 8 si kompenzim për dy qenët e Sharrit, me ç’rast shitësi nga Tetova është pajtuar.

Blerësi i dy qenëve të Sharrit thotë se i ka pasion këtë racë të qenëve dhe se celulari i tij ishte e vetmja mënyrë në të cilën mund të blinte qenët.

Kjo tregëti e pazakontë nuk ka shpëtuar pa u përfolur gjithandej nëpër qytetin e Kumanovës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu