Nuk ka asgjë kontestuese që po ndërtohen banesa mbi varrezat ilire, tha ministri i Kulturës Zoran Lutkov në emisionin Daily Click në TV21. Ai shton se lokacioni ku u gjet pllaka “Dardanus”, është karakterizuar si trashëgimi lëvizëse dhe se si rrjedhojë, pas ekzaminimeve, aty mund të ndërtohet.
Ndërsa zëvendësministri i Kulturës, Sadat Sulejmani nuk ka informacione në lidhje me ndërtimet e banesave që po bëhen këtë lokacion arkeologjik në Shkup.
Nga ana tjetër, zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti, tha se koalicioni VLEN e ka ngritur si çështje dhe do e shohin se si mund ta ruajnë trashëgiminë e këtij vendi.