Ndërtimi i sheshit Skënderbeu, me hapa breshke

Pesë vite nga promovimi i sheshit “Skënderbeu” në Shkup për të cilin u tha se do të ndërtohet në tre faza brenda dy viteve, ende nuk kanë përfunduar punimet për fazën e dytë. Afati i parë për përmbylljen e punimeve ishte caktuar në vitin 2014, por i njëjti u shkel ndërsa aktualisht po punohet vetëm në ndërtimin e një tarrace mbi bulevardin Goce Dellçev, raporton Alsat-M.

Stërzgjatja e punimeve ka shkaktuar tollovi në këtë pjesë që është ndër më të frekuentuarat në kryeqytet.

Sheshi në fjalë ishte paraparë që të ndërtohet në tre faza, me një kosto të përgjithshme prej afro 10 milionë eurove. Faza e parë u përfundua në vitin 2013, me të cilën u bë rikonstruktimi i dyqaneve në afërsi të përmendores së Skënderbeut.

Në fazën e dytë që ka filluar vitin e kaluar parashikohet ndërtimi i një tarrace në formë mbikalimi pranë bustit të Skënderbeut, me të cilën mbulohet një pjesë e bulevardit “Goce Dellçev”. Ndërkohë faza e tretë e projektit për të cilën ende nuk kanë filluar punimet, parasheh ndërtimin e parkingut nëntokësor.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu