Policia e Memaliajt ka gjetur dhe sekuestruar 10.3 kilogram lëndë narkotike kanabis sativa.
Droga është kapur teksa po transportohej me automjet nga një person, i cili sapo ka nuhatur se policia po e ndiqte është larguar duke braktisur automjetin.
Siç raportohet nga policia e këtij qyteti, ngjarja ka ndodhur rreth mesnatës, në vendin e quajtur “Kthesa e Luftinjës” , ku punonjësit e policisë i kanë bërë shenjë të ndalonte drejtuesit të automjetit A.T, por ky i fundit është larguar me mjetin tip “Mazda” ,me targa AA 002 LJ ,duke rrezikuar seriozisht jetën e punonjësve të policisë.
Menjëherë Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të automjetit por transportuesi i drogës ka braktisur automjetin në lagjen nr 4 të qytetit Memaliaj.
A.T banues në Tiranë është shpallur në kërkim nga policia e Memaliajt.