Ndodh edhe kjo në Maqedoni! Edukatorja e çerdhes u dha fëmijëve cigare elektronike

Një edukatore(përkdhelëse) në Veles është shpallur fajtore për keqpëdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar, pasi e njëjta u ka dhënë fëmijëve cigare elektronike, përcjell TV21. Gjykata Themelore në Veles e dënoi me dënim me kusht.

Punonjësja është shpallur fajtore për shkak se fëmijëve u ka dhënë për të provuar cigare elektronike ndërsa Gjykata i ka shqiptuar dënim me kusht, si dhe dënim dytësor ndalim të ushtrimit të profesionit, aktiviteti apo veprimtarisë për 5 vjet pas hyrjes në fuqi të vendimit. bëhet përfundimtar. Prokurori publik kompetent parashtroi ankesë ndaj aktgjykimit për shkak të vendimit për sanksion penal”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu