Shifra enorme të ndotjes së ajrit në gjithë vendit. Mbrëmë Maqedonia, sipas Ëorlds Air Polution” është ranguar e katërta në botë për nga ndotja e cila ishte 11 herë më shumë se niveli i lejuar kurse aplikacionet elektronike në celulare tregojnë vetëm pulla të kuqe për ndotje alarmante. Karposhi shënon 206 grimca PM10; Qendra, 192 grimca PM10; Rektorati, 225 grimca PM10. Qytetet më të ndotura janë Kumanova, Tetova, Strumica etj. Qytetarët e anketuar kërkojnë thjeshtë ajër të pastër.
“Tek unë në Karposh vetëm të hapësh dritaren do ta ndjesh ajrin e keq që vjen nga lagjet tjera aty afër të cilët djegin qymyr, dru, etj. Une jetoj në katin e pestë dhe e ndjejë erën e keqe sapo të hapet dritarja.”
“Po e ndjejmë shumë ndotjen e ajrit prandaj edhe kemi dal këtu në ajër të pastër. Kërkesat tona janë; ajër të pastër që të marrin frymë.”
“Këtu është më pastër, në qytet ajri është katastrofë. Unë jetoj të Fushë Tophane dhë në mbrëmje nuk mund të marrësh frymë, vjen era qymyr nuk e di çka është.”
Institucionet nga ana tjetër lavdërohen me masa simbolike afatshkurtëra, shpesh ka rezultate pozitive. Valon Salihu zëdhënës i Qyteti të Shkupit, edhe përkundër shifrave enorme të ndotjes së ajrit, thonë se vazhdimisht kanë punuar për të përmirësuar gjendjen e ajrit, por prapë, shtoi ai, nuk është çështje që mund të zgjidhet për një vit. Ai madje thotë se ka përmirësim të situatës.
Jemi të vetëdijshëm se gjendja me ajrin në Qytetin e Shkupi nuk është ideale, mirëpo nga ana tjetër duhet të jemi të vetëdijshëm se ka përmirësim. Nëse i krahasojmë numrat e para dy viteve ose 3 viteve me numrat e ndotjes së ajrit të këtij viti sado pak ka një përmirësim. Fakti që po punojmë në këtë drejtim po jep rezultate e veta- thotë Valon Salihu,Qyteti i Shkupit.
Sipas të dhënave të sistemit shtetëror të monitorimit automatik të cilësisë së ajrit ambiental, ndotja e ajrit është tejkaluar në pikat matëse Shkup – Butel, Qendër, Karposh dhe Rektorat, Kërçovë, Kumanovë, Milladinovcë, Strumicë, Manastir 1, Tetovë dhe Kavadar. Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, pa aktivitete konkrete nga ata e tyre, japin vetëm rekomandime që qytetarët të shfrytëzojnë transportin publik, të mos lëvizin pa nevojë, të shfrytëzohet mjetet e duhura për ngrohje, etj.
Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor
Të shfrytëzohet transporti publik.
Automjetet nuk duhet të shfrytëzohen pa ndonjë nevojë të madhe.
Më shumë persona të udhëtojnë me një makinë në të njëjtën kohë.
Të mos shfrytëzohen për ngrohjen e lokaleve mbetjet e vajit të djegur ose mbetjet e drurit me llak ose të ngjyrosura, mobiliet, stiropori, PET ambalazhi, copa të gomës dhe çdo materiali sintetik.
Përdorimi i duhur i stufave me dru.”
Për mbrojtje nga ndotja e ajrit 43 mijë të semurë kronik falas do të marrin maska për mbrojtje kundër ndotjes së ajrit. Venko Filipce, Ministri i Shëndetësisë tha se maska do të marrin edhe fëmijët si grup më i rrezikuar nga ndotja, por ai shtoi se ende po punohet për verifikimin e numrit të tyre dhe mënyrë se di do të ndahen maskat, dhe së shpejti do të gjendet zgjidhja se si do të ju ndahen maskat të sëmurëve kronik dhe fëmijëve.
Kemi dalur me shifra se kemi 43 mijë të sëmurë kronik, ndërsa numri i fëmijëve për të cilët nevojiten maska ende po verifikohet. Tani po kërkojmë mënyrën se si t’i ndajmë maskat. Me Ministrinë e Ambientit Jetësor dhe Planifikimi Hapësinor kemi vërtetuar se maskat nuk e zgjedhin problemin por kjo do të jetë njëfarë lloj ndihme- deklaroi Venko Filipce.
Deri në verifikimin e numrit të personave të cilat do të marrin maska falas nga Ministria e Shëndetësisë, ata do të vazhdojnë të thithin ajër të ndotur. Gjithashtu nga kjo Ministri dhe Instituti i Shëndetit Publik përshkak të tejkalimit të nivelit të lejuar të ndotjes dolën me rekomandime për mbrojtje nga ndotja e ajrit ku rekomandohet lëvizje e kufizuar e personave me sëmundje kronike të mushkërive dhe të sistemit kardiovaskular, të moshuarve dhe fëmijëve.
Lëvizje dhe aktivitete të kufizuara në ambient të hapur të popullsisë më të ndjeshme (fëmijët, të moshuarit, pacientët me sëmundje kronike të mushkërive dhe sistemit kardiovaskular, me një rrezik të veçantë për pacientët me astmë pulmonare), por edhe për personat që kryejnë punën e tyre profesionale në një ambient të hapur në zonat e ndotura të qytetit- thonë nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik.
Nga ana tjetër, disa institucione kanë aplikuar vetë masa mbrojtëse. Në ndërkohë në një shkollë fillore në Shkup është vendosur që në pushim të gjatë dhe në orë të lirë të mos dilet jashtë në oborrin e shkollës.
Video: