Ndryshon ecuria shumëvjeçare në këmbimin valutor, Euro e Dollari humbin betejën me Lekun

Kapërcimi i mesit të shtatorit këtë vit nuk pritet të shënojë “pikën e kthesës” në drejtim të forcimit të euros. Teksa vlerësojnë se forcimi i zakonshëm i valutës europiane pas sezonit veror është prishur tashmë, ekspertë të ekonomisë parashikojnë një rrite anemike të euros përballë lekut deri në fund të nëntorit.

“Fakti që pavarësisht rënies së flukseve të turistëve, vijojnë investimet e huaja na bën të mendojmë se nuk do të kemi ndonjë kthesë të fortë në forcimin e euros”, tha Mikel Qafa, ekspert për ekonominë.

Pasi vijoi rënie në 10 ditët e para të shtatorit, këtë javë euro tregoi shenja gjallërimi duke iu afruar nivelit të 107 lekëve. Teksa parashikojnë një vijim të rritjes së lehtë në javën e ardhshme, ekspertët e cilësojnë si të shkuar që zor se rikthehet më kursin e këmbimit 120 lekë.

“Janë të shumtë faktorët që na bëjnë të besojmë se ky nivel i kursit të këmbimit nuk do të përsëritet”, tha Mikel Qafa, ekspert për ekonominë.

Pasi Banka Qendrore Europiane rriti sërish normën bazë të interesit duke e çuar në nivelin rekord të 4 për qind, valuta e bllokut po tregon shenja forcimi në raport me monedhat kombëtare të vendeve të tjera, me përjashtim të lekut.

“Nuk po përkthehet pasi janë ata faktorët jo formalë që nuk e lejojnë që të kemi ekuilibra normalë”, tha Qafa.

Fundjavën e ardhshme, konkretisht më 22 shtator agjentë të tregut valutor parashikojnë një forcim të lehtë të euros. Kjo pasi Banka e Shqipërisë ka parashikuar të tërheqë nga tregu i këmbimit mbi 10 milionë euro.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu