Ndryshimet e para janë bërë tashmë pas nënshkrimit të Marrëveshjes midis Maqedonisë dhe Greqisë mbi emrin, pasi BBC e ka quajtur tashmë vendin si Maqedonia Veriore në hartën e saj.
BBC në raportin e saj dedikuar marrëveshjes për emrin të arritur nga Zaev dhe Cipras, ndryshoi emrin e Maqedonisë në hartën e saj.
Më parë në hartën e këtij gjiganti televiziv, vendi ishte njohur si Maqedoni, ndërsa pasi që është nënshkruar marrëveshja tashmë njihet si Maqedonia e Veriut. Në hartë po ashtu është nënvizuar edhe rajoni Maqedoni që gjendet në pjesën greke. (INA)