Në biznesin e këtij deputeti kapen 550 kilogram mish i prishur

Gjatë muajit shkurt Inspektorati i komunës së Mitrovicës gjeti 1.1 ton mish të prishur në dy biznese të mëdha në këtë komunë.

Pasi në frigoriferët e VIVA FRESH’it gjetën 573 kg mish të prishur, inspektorët edhe në ambientet ku mbahet dhe prehet mishi në ETC, biznes i deputetit të LDk-së Ramiz Kelmendi, gjetën sasinë prej 550 kg mishi në gjendje jo të duhur.

U konstatua se mishi ishte i prishur, për çka edhe mor vendim që të asgjësohet, shkruan gazetametro.net.

E kur u konstatua se mishi i kapur ishte i prishur dhe duhej asgjësuar, pranë ETC’s u vendos një kamionetë e pastrimit, e cila zakonisht mbledh mbeturina të qytetit. Aty u hodh më shumë se gjysmë toni mish, i cili sipas inspektorëve, kishte rrezikuar shëndetin e konsumatorëve.

Në procesverbalin e siguruar nga gazetametro.net, inspektorët kanë shkruar se duke u bazuar në gjendjen e konstatuar mishi duhet të asgjësohet, në të kundërtën do të merreshin masat.

U bë e ditur, po ashtu, që Inspektorati ka nisur edhe procedurat ligjore ndaj pronarit, duke inicuar kërkesë për nisjen e procedurave kundërvajtëse.

Por stafi i ETC’së që zakonisht shet mish, më 16 shkurt hodhi një sasi të konsiderueshme të tij. Në fotografi shihen punëtorët teksa bartin mishin me karroca të marketit dhe i hedhin në kamionetën e mbeturinave.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu