Në Çair balotazh mes Vizar Ganiut dhe Zekës, ja diferenca mes tyre

Komuna e Çairit do zgjidhet me rrethin e dytë, ku do garojnë kandidati i BDI-së Visar Ganiu me kandidatin e Lëvizjes BESA Zeqirja Ibrahimin, shkruan InfoShqip.

Sa i përket rezultateve momentale, Visar Ganiu prin me numër votash, ai ka grumbulluar gjithsejt 10013 vota ose 35.32% të votave, Zeqirja Ibrahimi me 8125 vota apo 28.38%. VMRO-DPMNE renditet e treta, 6546 vota shkojnë për këtë parti, përkthyer në përqindje janë 23.09%.

Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës ka marë 7.49% të votave dhe e fundit renditet Partia Demokratike Shqiptare me 4.31% të votave. Këto rezultate janë nxjerë nga 96.59% e kutive të numëruara./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu