Në komunën e Dibrës, në orën shtatë u hapën të gjitha 27 vendvotimet dhe votimi zhvillohet pa probleme.
Qytetarët e kësaj komune me të drejtë vote sot zgjedhin kryetar komune, midis dy kandidatëve të cilët në raundin e parë fituan numër më të madh të votave, transmeton MIA.
Në listën e vetme zgjedhore të komunës janë regjistruar 18.406 persona.
Dje të drejtën e votës e shfrytëzuan 61 persona të sëmurë dhe të pamundur.
Në raundin e parë votuan 8.563 persona ose 46.47 për qind.